Monday, November 26, 2007

Cfare eshte IDIOKRACIA

IDIOKRACIA eshte perkufizimi me i mire qe mund t'i behet kultures se globalizmit.
S'jeni dakort? Reagoni

1 comment:

Altin Goxhaj said...

TIFF perballe Idiokracise

Pa dyshim që skandali më i madh i Kulturës Shqiptare këto vite është refuzimi i MTKRsë për të mbështetur TIFF Albania.
TIFF është një eveniment bazik i promovimit ose më saktë i mbajtjes gjallë të Filmit Shqiptar me metrazh të shkurtër dhe ndërkohë është një gjenerator i respektuar i vlerësimit dhe motivimit të filmit të shkurtër ndërkombëtar. TIFF në thelb është më shumë input për kulturën dhe Shqipërinë sesa output për kulturën ndërkombëtare. Sepse filmi i huaj me metrazh të shkurtër bën dhe pa TIFF por TIFF s’bën dot pa ta. As kultura jonë. TIFF në standartin e investimeve të integrimit social-ekonomik-kulturor të Shqipërisë dhe Shqiptarëve hyn tek avantazhet. Sepse TIFF jo vetëm është një meeting kulturor por edhe një teknikë e promovimit të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar. Është një gjuhë e lexueshme dhe e këndshme për një kategori të vogël njerëzish me impakt të madh. Të huajve që interesohen drejtpërdrejt apo indiriket për TIFF, iu dëgjohet fjala. Kanë reputacion. Sepse janë të ndershëm dhe të sinqertë dhe kanë dhënë prova në vite për këtë. E t’iu prishësh mëndjen njerëzve të sinqertë dhe të ndershëm s’mjafton jo CNN por vetë Bushi sikur të përpiqej. Ndërkohë që duke qenë nga natyra personale dhe profesionale kulturë-dashës ata krijojnë simpati të sinqerta për kulturë-prodhuesit dhe kulturë-promovuesit (që tashmë është gati e njëjta gjë ose më saktë hallka të ndryshme të të njëjtit proëes). Dhe në këtë rast kulturë pro-dhues-movues qëllon që janë shqiptarë në Shqipëri! Dhe kështu të huajt kulturëdashës që simpatizojnë TIFFin me sinqeritet “flasin mirë” në hapësirën e tyre territoriale apo deterritoriale për kulturë pro-dhues-movuesit shqiptarë në Shqipëri dhe kështu TIFF merr një vlerë edhe ekonomike që është ku e ku me atë të spoteve të CNN. E bëra këtë hyrje për të hedhur poshtë argumentin e xhepave bosh të MTKRS sepse paska hedhur 350 mijë USD në CNN.
Të lëmë ekonominë e të flasim për kulturë.
TIFF promovon filmin shqiptar dhe është ushqim bazë për të sepse fertiliteti i TIFF është i mbushur Brënda dhe Jashtë me kritikë, autorë dhe mbështetës të kulturës të cilët në bazë të rregullave të metabolizmit kulturor i japin rast produksionit shqiptar jovetëm të kapërcejë kufijtë por edhe të gjejë mbështetje që të rritet dhe cilësohet. Vetë stili i shkëlqyer i producentëve të TIFFit e ka kthyer në një panair ku produkti shqiptar mund të mbijetojë në këtë botë të shëmtuar tregu a-kulturor. Por unë jam dëshmitar okular para se ky Festival të fillonte në Shqipëri se sa donkishotesk dhe varfërues ka qenë ekonomikisht organizatorët. Kushdo që organizon evenimente të tilla pas lodhjes i fillonte kënaqësia e fitimit ekonomik kurse TIFF është një ndërmarrje e shkëlqyer kulturore disastroze ekonomike për organizatorët. Sepse është një aktivitet që kërkon cilësi dhe standarte të cilat organizatorët iu janë përgjigjur gjithmonë për të respektuar vlerat ndërkombëtare të festivale të tilla. T’i refuzosh mbështetjen TIFFit është një shaka e hidhur alla Servantes. Paratë e MTKRSsë vetëm se do të ulnin pak stresin e organizatorëve por s’do të zgjidhnin asnjë problem financiar bazë sepse ky festival është shumë i shtrenjtë sa vetëm ata që kanë eksperiencë e kuptojnë. Por këtë radhë shakaja e xhepave të zbrazur të MTKRS është një goditje kapitale për të ardhmen e TIFF. Sepse kam frikë se mos organizatorët e kuptojnë se sa gabim e kanë në këndvështrimin ekonomik që ndërmarrin të tilla nisma, sepse mund t’a kuptojnë se të prodhosh kulturë është gabim. Më mirë të hapin një dyqan ku të shesin në mënyrë pirate DVD apo birrë. Pse jo të mos organizojnë ndonjë Festë Birre se kështu MTKRS mund t’i paguajë! Unë shpresoj se organizatorët do të vazhdojnë të jenë “budallenjë” e ekonomisë së tregut fitimprurës që ne të kemi më shumë kulturë. Se po u lodh TIFF e vetmja gjë që do të na ngelet do të jetë Festa e Birrës.
Ëështja e fundit që desha të ngrë është vlera e filmit me metrazh të shkurtër. Filmi me metrazh të shkurtër është një ishull në rrezik nga tajfuni i komercialit kinematografik. Kjo është edhe arsyeja e vërtetë pse burokratët europianë para disa vitesh deshën të shtypnin. Ata nuk ishin burokratë por persona të korruptuar nga korporatat kinematografike comérciale të cilët kanë frikë nga arti i vërtetë që i nxjerr zbuluar idiotësitë me supermenë dhe spidermanë. Filmi i shkurtër është ishull lirie artistike ku artisti mund të bëj artin e vërtetë qytetar, artin e vërtetë të rezistencës ndaj globalizmit homogjenizues dhe komercializues. Filmi i shkurtër është rezistencë dhe ata që kërkojnë t’a zhdukin nga faqa e dheut nuk janë euroburokratë që veprojnë gabim por rekrutë të korruptuar të qëllimeve reaksionare të korporatave të verbëra komerciale të kinemasë së injorancës.
Besoj, se Peticioni që shumë e shumë dashamirës të kulturës por firmosin këto ditë të shërbejë si një preëedent i rezistencës së multitudines kundër buldozerit homogjenizues të komericialitetit të Idiokracisë.